Januzaj gëzon tifozët me postimin e fundit

PUBLIKUAR

Lëndimi i Adnan Januzajt nuk është i rëndë siç u raportua në fillim.

Vet futbollisti shqiptar, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se do të rikthehet së shpejti në fushë, teksa ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“Faleminderit të gjithëve për dashurin tuaj. S’ka asgjë për t’u shqetësuar për lëndimin tim. Do të kthehem brenda disa ditëve, e jo muajve siç është raportuar. Shihemi së shpejti në fushë”, ka shkruar lojtari në Instagram.

24-vjeçari ka vuajtur me lëndime këtë edicion.

Ai ka bërë vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol – teksa ka dhuruar 4 asiste. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/januzaj-gezon-tifozet-me-postimin-e-fundit-629528/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...