Fergusoni do t’u mbajë fjalim lojtarëve të Man Unitedit, para ndeshjes kundër Liverpoolit
Ish-trajneri legjendar i kishte fituar 13 tituj të Premierligës gjatë periudhës së tij si trajner i “Djajve të kuq”. Ai kishte arritur që ta zbriste nga froni i më të suksesshmit në Angli Liverpoolin, i cili mbeti me 18 tituj të ligës, ndërsa Manchester Unitedi i bëri 20, transmeton Gazeta Express.
Fjalimi i Fergusonit, në vitin 1986, kur ai e kishte marrë pozitën e trajnerit në Old Trafford, është shumë i famshëm, pasi që kishte thënë se qëllimi i tij është që ta zbresë Liverpooli nga froni dhe t’i japë fund dominimit të Liverpoolit në futbollin anglez.
Dhe Solskjaer, i cili i kaloi 11 sezone duke luajtur për Fergusonin, e ka ftuar skocezin 77-vje♪5ar për ta ndarë një pjesë të njohurisë së tij me skuadrën e Manchester Unitedit, para ndeshjes kundër Liverpoolit.
“Sir Alex Ferguson është i mirëpritur ta bëjë fjalimin e tij me lojtarët, nëse dëshiron. E them këtë pasi që e di sesa e rëndësishme është për të që ta mposhtë Liverpoolit”, ka thënë Solskjaer.
“Mendoj se edhe futbollistët e skuadrën tonë e dinë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për të gjithë njerëzit e lidhur me Manchester Unitedin”.
Manchester Unitedi është i pamposhtur në Premierligë që kur në pozitën e trajnerit u emërua Solskjaer, si zëvendësues i përkohshëm i Mourinhos. Që nga atëherë, “Djajtë e kuq” i kanë fituar tetë ndeshje dhe e kanë barazuar një tjetër.
Kjo ecuri ka bërë që Manchester Unitedi të ngrihet në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, që ia siguron kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Premierligës. Fitorja në ndeshjen e së dielës kundër Liverpoolit, në Old Trafford, mund t’ia humbë titullin e Premierligës skuadrës së Jurgen Kloppit.
Në anën tjetër, Liverpooli janë duke kaluar në një periudhë më pak mbresëlënëse, pasi që i kanë fituar vetëm tri nga tetë ndeshjet e fundit, të zhvilluara në të gjitha garat, për shkak të krizës në lëndimeve në fazën e mbrojtjes. /Gazeta Express/