650 ushtarë të rinj do t’i bashkohen FSK-së, s’ka vende të rezervuara për serbët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Pas miratimit në Kuvend të tri projektligjeve që lidhen me zgjerimin e përgjegjësive të FSK-së, për herë të parë është hapur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj, shkruan lajmi.net.

Ushtria e re e Kosovës do t’i ketë rreth 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe 3 mijë rezervë.

E konkursi do të qëndrojë i hapur deri sot në orën 15:00.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

Siç ka bërë të ditur ai, në këtë fazë të rekrutimit pritet të pranohen rreth 650 ushtarë të rinj të FSK-së.

“Konkursi do të qëndrojë i hapur deri sot në orën 15:00 dhe do të pranohen rreth 650 ushtarë të rinj”, ka thënë ai.

Po ashtu, Shala ka thënë se nuk do të ketë vende të rezervuara për komunitetin serb apo komunitet tjera jo shumicë.

Kujtojmë, se Kuvendi i Kosovës miratoi tri projektligjet për FSK-në më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo shkaktoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar, e sidomos të NATO-s, sipas të cilëve kjo nuk ishte koha e duhur për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Në ndërkohë, siç parashihet përmes ligjeve, tanimë ministria e FSK-së është transformuar në ministri të Mbrojtjes./lajmi

 

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...