“Kryeministri, i pafuqishëm të veprojë”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të delegacionit shtetëror për dialogun se platforma do ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, analistët politikë konsiderojnë se platforma tashmë e dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta garantojë një gjë të tillë. Meqë presidenti Hashim Thaçi nuk po heq dorë nga ideja për korrigjim kufijsh, sipas tyre nuk mund të përjashtohet akoma skenari i shkëmbimit të territoreve, shkruan Gazeta “Zëri”. 

Analisti politik Mazllum Baraliu vlerëson se bojkotimi që po ia bëjnë ministrat serbë Qeverisë së Kosovës është i papranueshëm. Në një përgjigje për “Zërin” Baraliu u shpreh se këto janë veprime në kundërshtim me obligimet dhe me përgjegjësitë që ata kanë me Kushtetutë.

Sipas tij, kryeministri Haradinaj nuk po ndërmerr masa në mënyrë që ta ruajë postin e tij.

“Sa i përket Qeverisë ajo është në pozicion të palakuar, sepse që nga fillimi është një qeveri e pakicës, e pasigurt në vetvete, e pasigurt në numra dhe me mungesë të kapaciteteve votuese në kuptimin e votave në Parlament. Pastaj duke dashur që me çdo kusht të mbetet në pushtet, të vazhdojë qeverisja nuk ndërmerr masa ndaj këtyre ministrave ose ndaj këtyre katër kryetarëve të komunave që dhanë dorëheqje dhe të cilët faktikisht mohuan dhe refuzuan t’i njohin institucionet e Kosovës”, ka thënë Baraliu.

Ai tha se ky mosvullnet dhe kjo papërgjegjësi tregon një pafuqi ekstreme të kabinetit qeverisës e sidomos të kryeministrit Haradinaj, pasi ai vlerëson se tashmë brenda koalicionit ekzistojnë disa plasaritje.

“Është e qartë që ka mungesë të fuqisë së ekzekutivit, duke u nisur edhe nga mungesa e fuqisë elektorale që ka kryeministri i vendit sepse ai është bërë kryeministër nga një parti e vogël, e cila e ka fuqinë jashtëzakonisht të vogël në koalicionin qeverisës, aty ku tashmë janë bërë disa shkapërderdhje veprimesh dhe një fuqizim interesash”, ka thënë Baraliu. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...