Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Sefer Tasholli ka pritur një grup të bashkëatdhetarëve tonë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, të cilët përfaqësuan Shoqatën Humanitare Kulturore dhe Sportive “ Mërgimtarët nga Degendorfi”.
Dr. Edmond Skenderaj kryetar i kësaj Shoqate së bashku me kryesinë u njoftuan nganënkryetari Tasholli rreth aktiviteteve dhe zhvillimeve aktuale në komunën e Lipjanit.
Qëllimi i vizitës së përfaqësuesve të kësaj shoqate në Lipjan ishte interesimi rreth gjendjes sociale të qytetarëve të komunës së Lipjanit, me qëllim që të ju dalin në ndihmë familjeve skamnore e që kanë nevojë urgjente.
Shoqata Humanitare Kulturore dhe Sportive “ Mërgimtarët nga Degendorfi”. Kishin grumbulluar ndihma financiare nga bashkatdhetarët tone dhe të njejtat i kishin shpërnda në disa familje me nevojë në disa prej Komunave të Kosovës. Ndërsa të maretën përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë vizituar familjet skamnore edhe në komunën e Lipjanit dhe me këtë rast ata kanë ndihmuar me nga 500 euro dy familje me gjendje të rëndë sociale dhe shëndetësore, njërën në fshatin Banullë dhe tjetrën në Gadime të Epërme.
Duke e parë gjendjen e rëndë sociale dhe ekonomike të disa familjeve kjo shoqatë ka premtuar që do të vazhdojnë edhe më tutje me grumbullimin e të hollave me qëllim që të ndihmohen edhe familje të tjera me nevojë.
Nënkryetari Tasholli ka falenderuar përfaqësuesit e kësaj shoqate, duke thënë se kontributi i vazhdueshëm i bashkatdhetarëve tonë ka qenë edhe në ditët tona më të vështira i cili kontribut po vazhdon edhe sot , thuhet në njoftim.
Sefer Tasholli pret një grup të bashkëatdhetarëve tonë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani
PUBLIKUAR


