Pas tradhtisë, Kylie Jenner merr vendimin drastik për miken e saj Jordyn

PUBLIKUAR

Kylie Jenner ka larguar nga shtëpia miken e saj të ngushtë.

Tradhtia e partnerit të yllit televiziv Khloe Kardashian, Tristan Thompson me modelen dhe miken e familjes Kardashian, Jordyn Woods ka lënduar miken e saj më të ngushtë Kylie Jenner.

Sipas “Hollywood Life” Jordyn do të largohet nga shtëpia e Kylie-t pas një kohe të gjatë që jetojnë bashkë.

Sipas burimeve afër Kylie, kjo e fundit ndihet e tradhtuar  e thellësisht e lënduar nga mikesha e saj e ngushtë pas gjithçkaje që ka ndodhur.

Së shpejti Jordyn do të largohet përfundimisht nga vila e Kylie-t në Kaliforni.

Përveç Kylie, Jordyn ka patur miqësi edhe me motrat e tjera të Kylie-t të cilat e kanë mbështetur në karreirën e saj si modele.

Jordyn dhe Tristan u fotografuan në një festë pak ditë më parë ku kanë ndarë çaste intime me njëri-tjetrin.

Pas publikimit të fotove Khloe Kardashian mori vendimin për të mbyllur njëherë e mirë historinë me Tristan, si pasojë e  tradhtive të tij të shumta./Opinion.al

 

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...