Barca favorit për t’i fituar të gjashtë titujt e këtij viti

PUBLIKUAR

Barcelona parashikohet t’i fitojë të gjashtë titujt e mundshëm në vitin 2015, nga të cilët katër tashmë i ka fituar.

Ishte goli i Pedros i shënuar në vazhdimet e takimit që i dha skuadrës së Luis Enrique trofeun e katërt të sezonit, atë të Superkupës së Evropës.

Por Barca tash ka edhe dy tituj të mbetur për këtë vit, me të parin që është ai Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbao. Sfida zhvillohet në dy ndeshje, të parën ndeshje që luhet të premten në SanMames dhe tjetrën pas një jave në Camp Nou.

Kampionët e Spanjës më vonë gjatë këtij viti do të udhëtojnë në Japoni ku do të luajnë në Kupën Botërore të Klubeve, që do të jetë edhe trofeu i fundit i vitit për to.

Hera e parë dhe e fundit që Barca fitoi gjashtë trofetë ishte viti 2009, kur Blaugranët drejtoheshin nga Pep Guardiola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...