Marrëveshja finale me Serbinë, kosovarët e serbët me qëndrime të kundërta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Qytetarët shqiptarë dhe serbë të Kosovës kanë qëndrime jokonsekuente dhe pozicione të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, derisa e vetmja gjë për të cilën ata kanë pajtueshmëri është se dialogu duhet “të zhbllokohet”.

Kjo u bë e ditur në sondazhin që u publikua dje nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), shkruan Gazeta “Zëri”.

Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës, “Trepça” duhet të mbetet pjesë e Kosovës, Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit) nuk duhet t’i bashkohen Serbisë janë vetëm disa nga qëndrimet e shumicës shqiptare në Kosovë, të cilat janë nxjerrë nga sondazhi i Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe i cili është prezantuar në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Me këtë publikim u bë e qartë që qëndrimet e kosovarëve dhe të serbëve të Kosovës janë plotësisht të kundërta mbi atë se si dhe çfarë duhet të përfshijë marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë. Mirëpo liderët shtetërorë të Kosovës, të cilët po ashtu morën pjesë në këtë konferencë, u shprehën me qëndrime diametralisht të kundërta mbi atë se si duhet të arrihet deri te marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

=

SHIKO MË SHUMË

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...