​Pique godet Real Madridin: Kur gjyqtarët u ndihmojnë atyre…

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ringjalli debatin e tij me Real Madridin duke sugjeruar se madrilenët sillen në mënyrë tejet hipokrite kur vjen fjala për vendime të gjyqtarëve, në çfarëdo sporti që luajnë ata.

Ekipi i basketbollit të Real Madridin u zhgënjye të dielën, kur u mposhtë me rezultat 94:93 nga rivalët e tyre të vjetër, Barcelona, në finalen e Kupës së Mbretit, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj ndeshjeje, Real Madridi u përqendrua te akuzat ndaj gjyqtarëve dhe Barcelonës duke sugjeruar se katalonasit kishin përfituar nga shumë vendime kontroverse të gjyqtarëve dhe kjo gjë ua kishte sjellë atyre titullin e kampionit.

Por, Pique e theksoi se në momentet kur “Los Blancos” trajtohen më mirë nga gjyqtarët, ata thjesht heshtin. Si shembull, spanjolli e mori ndeshjen e fundit kundër Atletico Madridit, e cila përfundoi me rezultat 3:1 për Real Madridin.

“Ankesat e Real Madridit ndodhin në futboll, ndodhin në basketboll, të paktën ata nuk luajnë ndonjë sport tjetër sepse do të vuanim edhe në ‘hockey’ dhe hendboll, gjithashtu”, ka thënë Pique pas barazimit të mbrëmshëm në Ligën e Kampionëve, kundër Lyonit.

“Pastaj ata shkuan në Wanda Metropolitano [stadiumi i Atletico Madridit], gjyqtarët u ndihmojmë atyre dhe pastaj ata e mbyllin gojën dhe nuk ankohet më”.

“Kishte gabime [në finalen e basketbollit në Kupën e Mbretit], ata fillimisht shkuan në favor të Real Madridit, e pastaj në favor të Barcelonës. Dhe, më vonë, Real Madridi na e dhanë një shfaqje të plotë me gjyqtarët”.

“Në fund të fundit, nëse nuk do të kishte ndodhur asnjë gabim, Barcelona do të kishte fituar. Por, ata e bëjnë këtë zhurmë për ta mbuluar faktin që Barcelona është kampion dhe t’i fshehin meritat e lojtarëve që e ngritën kupën në Madrid”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...