Reagon ashpër Komuna, shpenzuam vetëm 13.231 Euro, për udhëtime zyrtare

PUBLIKUAR

Për hir të transparencës dhe informimit të drejtë sqarojmë opinionin e gjerë se disa portale dhe qarqe tjera të afërta me grupacione të ndryshme politike dhe grupe të interesit me datën 12.08 2015 kanë publikuar disa të dhëna të pavërteta dhe tendencioze ku thuhej se komuna e Lipjanit në 6 mujorin e parë të vitit 2015 ka shpenzuar në udhëtime 44 mijë 540 euro dhe në shërbime të telekomunikimit 24 mijë 539 € .

Referuar në shpenzimet e udhëtimeve zyrtare të Komunës së Lipjanit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, njoftojmë të gjithë qytetarët komunës së Lipjanit dhe më gjerë se disa portale mediale kanë keqinformuar opinionin lidhur me shumën e hargjuar për udhëtime për këtë periudhë kohore.

Shuma e përgjithshme e mjeteve të shpenzuara nga Komuna e Lipjanit për udhëtime zyrtare është vetëm 13.231.80 €

Këto media kanë keq informuar publikun dhe kanë spekuluar edhe rreth shpenzimeve të cekura për telefona, ku sipas tyre ky shpenzim kap shumën prej 24,530.00€, Këto shpenzime nuk janë vetëm shpenzime për telefona, siç pretendojnë këto media.

Shpenzimet për telefona mobil janë vetëm 9,576.62€. Nga kjo shumë 7,951.64€ janë shpenzime të viteve paraprake, ndërsa vetëm 1.624.98€ janë shpenzime për telefona për këtë gjashtëmujor të vitit 2015.
Më poshtë ju lutem gjeni shpenzimet e listuar një nga një:
a) Shpenzimet postare për pagesën e shpërndarjes së Faturave të Tatimit në Pronë për vitet 2011, 2012, 2013, 2014 dhe bartjen e postës, janë në shumë prej 14,292.30€. (Ju lutem të referoheni në tabelën e postuar në webfaqën e Komunës së Lipjanit, te Planifikimi, Raportet e Buxhetit)

b).Shpenzimet e Internetit janë në shumë prej 878.40€ (Ju lutem të referoheni në tabelën e postuar në webfaqën e Komunës së Lipjanit, te Planifikimi, Raportet e Buxhetit)

c) Ndërsa Shpenzimet për telefona mobil janë vetëm 9,576.62€. Nga kjo shumë 7,951.64€ janë shpenzime të viteve paraprake, ndërsa vetëm 1.624.98€ janë shpenzime për telefona për këtë gjashtëmujor të vitit 2015. (Ju lutem të referoheni në tabelën e postuar në webfaqën e Komunës së Lipjanit, te Planifikimi, Raportet e Buxhetit)
Kryetari i Komunës z.Imri Ahmeti, për këtë periudhën gjashtëmujore Janar-Qershor 2015 ka shpenzuar vetëm 235.97€ (Ju lutem të referoheni në tabelën e postuar në webfaqën e Komunës së Lipjanit, te Planifikimi, Raportet e Buxhetit)

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit të gjerë, dëshirojmë të ju sqarojmë të gjithëve informojmë me më shumë të dhëna:

a) të gjithë punëtorët e administratës komunale që janë në rreth dhe shpenzojnë vetëm nga 2.00 € në muaj.

b) Drejtoret e Drejtorateve, Kryesuesja e Asamblesë Komunale, Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit dhe Drejtori i Qendrës Sociale po ashtu janë në rreth dhe shpenzojnë vetëm 20.00€ në muaj.

c) Dy nënkryetarët shpenzojnë nga 30.00€ në muaj.

d) Inspektorët shpenzojnë nga 5.00€ në muaj.

e) Rojet e Pyjeve shpenzojnë nga 5.00€ në muaj dhe

f) Menaxheret e projekteve shpenzojnë nga 10.00€ në muaj, vetëm për ata muaj kur menaxhohen projektet.
Për dijeninë e publikut të gjerë deri në qeverisjen e Kryetarit Ahmeti, një drejtor Drejtorati ka pasur 50€ mbushje telefoni. Ndërsa nga janari 2014, drejtorët kanë 20€, të gjitha shpenzimet janë ulë në masën mbi 150%.

Është shumë e rëndësishme për ne si institucion që qytetari ynë të informohet drejtë lidhur me shpenzimin e parasë publike nga Komuna e Lipjanit. Secili monitorues dhe gazetar i mirëfilltë hulumtues mundë ti gjeje të gjitha informacionet në We faqet zyrtare të Ministrisë se Financave dhe të Komunës së Lipjanit dhe të bëjë krahasimet me vitet
paraprake.

Zyra për Marëdhënie me Publikun
Lipjan 13 Gusht 2015

SHIKO MË SHUMË

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...