​Wenger: Ozilit i ka humbur motivimi për shkak të kontratës së re

PUBLIKUAR

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se vendimi i klubit për t’ia ofruar Mesut Ozilit një kontratë afatgjatë, vitin e kaluar, ka bërë që gjermani të ndihet rehat dhe të mos ketë motiv për ta dëshmuar veten.

Ozili u dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar kontratë të re me Arsenalit, që e mban atë në klub deri në verën e vitit 2021. Mirëpo, mesfushori nuk ka luajtur në shumë ndeshje me trajnerin e ri, Unai Emeryn, transmeton Gazeta Express.

Ai ka qenë titullar në vetëm një ndeshje që nga Krishtlindjen dhe kjo ka bërë që përkundër kontratës së re, të vihet dyshim mbi të ardhmen e tij në stadiumin “Emirates”.

“Mendoj se gjatësia e kontratës nuk ka të bëjë zakonisht me përzgjedhjen e lojtarëve të formacionet të parë. Megjithatë, nganjëherë ekzistojnë disa raste të veçanta”, ka thënë Wenger, pasi u ndërsa me çmimin për Arritje Jetëore nga Laureus World Sports Awards.

“Tani, shumicën e rasteve, kur e transferojmë një lojtar mendojnë e kemi marrë një lojtar të mirë për pesë vjet. Por, kjo nuk do të thotë se ata patjetër do ta japin më të mirën e tyre, pasi që ata mund të jenë në zonën e tyre të rehatisë”.

“Ai e ka një kontratë, por problemi është se nëse dëshiron ta blesh një lojtar si ai, duhet t’i shpenzosh rreth 100 milionë euro. Dhe për ta mbajtur vlerën e një lojtari, përtej rastit të Ozilit, ka të bëjë më shumë me strukturën e futbollit”.

“Për të blerë lojtarë të kualitetit më të lartë, të nevojiten shumë para. Kështu që vendimi që duhet ta marrësh është nëse do t’i ofrosh kontratë të re një lojtari, që nuk të kushton asgjë, apo ke para të mjaftueshme për ta blerë një lojtar të ri”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...