Milani e mposhtë Interin (Video)

PUBLIKUAR

Milani ka arritur që ta mposhtë Interin në ndeshjen derbi të zhvilluar me një pjesë për trofeun parasezonal, Trofeo Tim.

Këto ndeshje që po zhvillohen me sistem një ndeshje 45 minuta, e panë një ndeshje mjaft atraktive, që ishte e para për këtë trofe të këtij sezoni.

Pas startit të mirë të Interit, ishte Milani që shënoi i pari. Pas një topi të Baccas, ishte Bertolacci ai që shënoi nga afërsia për 1-0 (3′).

Loja e mirë e Milanit vazhdoi me shumë presion sidomos në sulm, kurse pas një depërtimi fantastik, ishte Carlos Bacca ai që shënoi për 2-0.

Interi u përgjigj shumë shpejt, kur Marcelo Brozovic i cili hyri në lojë në vend të Hernanes realizoi nga largësia një eurogol për 2-1.

Ky ishte edhe goli i fundit i këtij takimi, kurse për Milanin ky bëhet derbi i dytë që e fiton këtë verë në miqësoret e zhvilluara me Interin.

Derbi i vërtet për Interin dhe Milanin do të jetë në javën e tretë në Giuseppe Meazza, kur të dyja skuadrat do të përballen në kuadër të Serie A. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...