​Capello: Messi është i vetmi gjeni në futboll

PUBLIKUAR

Lionel Messi është i vetmi gjeni në futboll, sipas ish-trajnerit të Real Madridit, Fabio Capellos, i cili gjithashtu e lavdëroi Cristiano Ronaldon për ndikimin që e ka pasur në Juventus.

Superylli  i Barcelona, Messi, dhe ai i Juventusit, Ronaldo, e kanë fituar nga pesë herë “Topin e Artë” dhe debati se cili nga këta dy është më i mirë nuk ka të ndalur, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet për Messin në çmimet Laureus në Monako, Capello, i cili i kishte fituar dy tituj të La Ligës gjatë kohës sa ishte në Real Madrid, tha se vetëm Messi mund të konsiderohet gjeni në futboll.

“Leo Messi nuk është thjesht një futbollist, ai është një gjeni dhe është i vetmi gjeni në botën e futbollit. Ai nuk ka fituar shumë tituj me Argjentinën, por kjo gjë ndodh pasi që ai nuk ta bëjë të gjithë punën i vetëm”, ka thënë Capello.

Capello kishte fjalë të mira edhe për Ronaldon, pas transferimin të tij në Juventus, ku është duke shkëlqyer qysh në sezonin e tij të parë në Serie A.

Pasi u transferua për plot 112 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Serie A, me 19 gola të shënuara në 22 paraqitje për kampionin në fuqi italian.

“Cristiano i ka zgjuar shumë lojtarë të Juventusit. Transferimi i tij në klub u ka bërë thirrje të gjithëve në klub për t’u përmirësuar. Është e qartë se ai dëshiron ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve me Juventusin”, është shprehur italiani. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...