Fabinho mund të luajë në qendër të mbrojtës të martën mbrëma kundër Bayern Munichut në Champions League
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta përdorë Fabinhon si qendërmbrojtës të martën kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.
“Redsat” do të jenë pa të suspenduarin, Virgil van Dijk, kurse Joe Gomez ka kohë që është i dëmtuar, derisa Dejan Lovren po lufton me kohën që të rikuperohet nga tërheqja muskulore, çka do të thotë se Kloppi ka vetëm një mbrojtës tipik të gatshëm 100% për nesër, ai është Joel Matip.
“Nëse, nëse (Fabinho luan në atë pozitë), në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich, nuk do të jetë aspak punë e lehtë”, tha Klopp në konferencë para ndeshjes.

“Por, ne nuk duhet të lëmë vijën e fundit të vetëm kundër Bayernit. Kështu që gjithçka varet se si mbrohemi si ekip”.
“Kemi përball një ekip të shpejtë, me teknik, me eksperiencë, kështu që duhet të luajmë si një ekip për të pasur sukses”. /Gazeta Express/


