Xherdani mezi e pret ndeshjen me Bayernin, ka një mesazh të fuqishëm para ndeshjes

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri ka shpresuar gjithnjë që Liverpooli të përballet me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori kosovar ka luajtur rreth dy vite e gjysmë me gjigantin gjerman, dhe ka kujtime të mira me bavarezët pasi ka fituar tituj të rëndësishëm.

Kështu, nesër në mbrëmje, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, Shaqiri do të përballet me ish-skuadrën e tij, shkruan Zëri.

Image

Dhe natyrisht, kjo është një ndeshje të cilën reprezentuesi zviceran kishte dashur të ndodhë.

“Isha shumë i lumtur sepse doja të luaja kundër Bayern Munich, kundër ish-bashkëlojtarëve të mi dhe skuadrës sime të vjetër. Mezi pres për ndeshjen”, tha numri 23 i Liverpoolit.

“Ishte një kohë e mrekullueshme në Bayern. Dy vite e gjysmë aty dhe ne fituam shumë tituj, fituam Ligën e Kampionëve dhe kishim skuadrën më të mirë të Bayernit”.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të fitonim kaq shumë tituj. Kam kujtime të mira atje dhe kurrë nuk do t’i harroj ata. Mezi pres të luajmë me ta dhe të tentojmë ta fitojmë ndeshjen me Liverpoolin”.

Pasi u mposht në finale vitin e kaluar, Liverpooli ka punë edhe më të vështirë që të kualifikohet tutje.

Fitoret e skuadrës së Jurgen Klopp në shtëpi në fazën e grupeve ndaj Napolit, Paris Saint-Germain dhe Crvena Zvezdës ishin kruciale në kualifikimin e tyre në fazën e eliminimit direkt.

Dhe tani, Shaqiri mezi e pret ndeshjen e nesërme dhe atmosferën brilliante në “Anfield”.

“Mezi pres për këtë ndeshje. Do të jetë e mrekullueshme. Ne mund të shkojmë shumë larg, shpresoj”, shtoi Shaqiri.

“Do të jenë dy ndeshje të vështira ndaj Bayernit sepse ata janë top skuadër. Dy ndeshje interesante sepse të dyja skuadrat sulmojnë. Kemi nevojë për dy paraqitje të mira që të kualifikohemi tutje”, u shpreh Shaqiri në mes të tjerash./Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...