Marcelo është kritikuar shumë nga tifozët e Real Madridit pas disa paraqitjeve të dobëta këtë sezon. Mbrojtësi i majtë brazilian i është përgjigjur me ironi një tifozi, duke thënë se fajin për humbjen ndaj Gironës e ka vetë ai.
Faji i një reagimi shumë të vonshëm të Marcelos, Portu shënoi gol me kokë duke ia siguruar Gironës një fitore tronditëse ndaj Real Madridit të dielën në Santiago Bernabeu, dhe kjo veçse i shtoi dyshimet mbi brazilianin, transmeton Gazeta Express.
Pas ndeshjes, një faqe tifozësh e Real Madridit në Instagram e publikoi një fotografi me rezultatet e nëntë ndeshjeve të fundit të Real Madridit me Marcelon si titullar, prej të cilave vetëm njëra ishte fitore.
Pranë saj ishte edhe një listë me rezultatet e nëntë ndeshjeve të Realit me Sergio Reguilonin si titullar, të gjitha fitore.
Ndërsa, ky ishte përshkrimi i fotografisë: “Përse Marcelo vazhdon të luajë si titullar? Unë e dua atë, ama duhet të jemi real”.
Qartazi i zemëruar, braziliani iu përgjigj atij me ironi: “I gjithë faji është i imi!!! Vazhdojmë”.
/Gazeta Express/



