Massimiliano Allegri ka vetëm fjalë të mira për Mauro Icardin
Interi ia ka hequr shiritin e kapitenit, Mauro Icardit, vendin e argjentinasit e ka zënë portieri, Samir Handanovic, raporton Gazeta Express.
Pas këtij vendimi të klubit Zikaltër, ku haptazi shihet për një prishje të marrëdhënieve mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit, mediat italiane kanë ngjallur spekulimet e vitit të kaluar.
Raportohet se “Zonja e Vjetër” do të tentojë me të gjitha forcat për ta marrë 25-vjeçarin në afatin kalimtar të verës.
Lidhur me këtë është pyetur edhe trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, pas fitores 3-0 ndaj Frosinones, falë golave të Dybala, Bonucci dhe Ronaldo.
“Icardi? Nuk di asgjë për afatin kalimtar. Është një sulmues që shënon, është i ri dhe ka akoma shumë rrugë për të bërë”, u shpreh Allegri. /Gazeta Express/


