​Zbulohen fjalët që Solskjaer ua tha lojtarëve të Unitedit, pas disfatës ndaj PSG-së

PUBLIKUAR

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e shfaqi zhgënjimin e tij në zhveshtoren e “Djajve të kuq” në Old Trafford, pas disfatës me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit.

Solskjaer arriti t’i fitojë tetë ndeshjet e para si trajner i Manchester Unitedit dhe përderisa disa mund të thonë se ndeshjet e para nuk i kishte të vështirë në letër, kjo është një statistikë që as Sir Alex Ferguson nuk e ka arritur.

Ecuria e ndeshjeve pa disfatë e “Djajve të kuq” zgjati për 11 ndeshje në të gjitha garat. Disfatën e parë ia shkaktoi Paris Saint-Germaini të martën, në kuadër të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

“Ai u tha atyre që luajtën me mendësinë e gabuar, që luajtën sikur të mos kishte pasur ndeshje kthyese. Solskjaer dëshironte që ata të kishin durim dhe të mos pranonin gola të lehtë. Ata e morën një gol nga një ndërprerje dhe nga aty, gjithçka shkoi edhe më keq”, ka thënë një burim nga klubi për The Sun.

“Lojtarët ishin tejet të zhgënjyer pas ndeshjes, pasi që nuk ishin ndierë në këtë mënyrë që kur Mourinho ishte trajner. Ai tentoi t’i mbante optimistë për ndeshjen kthyese”.

“Solskjaer u tha lojtarëve të Manchester Unitedi se në futboll duhet të qëndrosh pozitiv sepse gjithçka mund të ndodhë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...