Neymari nuk e ka asnjë dyshim: PSG-ja do ta fitojë Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Neymari është i bindur se Paris Saint-Germaini do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit për shkak, sic thotë, të ekipit fantastik dhe trajnerit gjeni që i ka.

Superylli brazilian mungoi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit të martën, pasi është duke e marrë veten nga dëmtimi që e pësoi muajin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, mungesa e tij nuk u vërejt, apo PSG-ja se bëri atë të mos vërehet bashkë me të Edinson Cavanit, pasi e mundi 2:0 Unitedin në Old Trafford.

Kjo fitore e vë skuadrën në pozitë shumë të mirë për ta arritur fazën çerekfinale në Champions.

Por jo vetëm kaq, sipas Neymarit PSG-ja do ta fitojë tërë garën.

“PSG-ja do ta fitojë Ligën e Kampionëve. PSG-ja nuk është vetëm Neymar – ka një ekip shumë të mirë me trajner gjeni”, tha Neymar.

Ai e sheh edhe mbështetjen te tifozët si ndihmës shtesë për të triumfuar për herë të parë garën më të madhe evropiane për klube.

“Pastaj, tifozët e PSG-së janë si lojtari i 12-të kur ne luajmë në Paris. Pa asnjë dyshim do ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe unë do të luaj”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...