Drejtori sportiv i Juventusit: Vetëm Messi mund ta përmirësojë skuadrën tonë

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se skuadra e klubit të tij është aq e mirë saqë vetëm po ta transferojë yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, ata do ta përmirësonin skuadrën.

Juventusi e ka fituar titullin e kampionit të Serisë A për shtatë vjetët e fundit radhazi, mirëpo gjatë dy afateve të fundit kalimtare, ata kanë marrë edhe më shumë përforcime, transmeton Gazeta Express.

Këtë gjë e kanë bërë pasi që dëshirojnë ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, gjë të cilën nuk e kanë arritur që nga sezoni 1995/96, kur kishin fituar në penallti kundër Ajaxit, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1.

Paratici i ka zbuluar shumë detaje për punën e tij në Juventus, ku mes të tjerash e ka zbuluar të ardhmen e Allegrit e Dybalas, si dhe i ka komentuar transferimet e mundshme për Messin, Neymarin e James Rodriguezin.

“Allegri është njëri ndër pesë trajnerët më të mirë në botë. Ai është një njeri shumë inteligjent, natyrisht se ai do të qëndrojë edhe më gjatë. E njëjta gjë vlen edhe për Dybalan”, ka thënë Paratici.

“Vetëm ata që duan të largohen, do të largohen nga Juventusit. Kush mund të na përmirësojë? Është shumë e vështirë, Messi ndoshta. Edhe për Neymarin kam dyshime. James? Ai është lojtar i mrekullueshëm, por është e vështirë ta përmirësosh skuadrën tonë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...