Interi e “godet” Icardin, ia heq shiritin e kapitenit!

PUBLIKUAR

Interi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Mauro Icardi nuk është më kapiten i ekipit

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Interi e ka “goditur” Mauro Icardin, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, klubi italian përmes profilit zyrtar ka njoftuar se sulmuesi argjentinas nuk është më kapiten i ekipit zikaltër.

Njoftimi tutje tregon se kapiten i ri i “Nerazzurri” është portieri Samir Handanovic.

Ky lajm pa dyshim se pritet të bëjë bujë dhe do të zgjojë pluhur pasi duket se lidhet me refuzimit e vazhdimit të kontratës nga ana e Icardit, por edhe polemikat e klubit italian që lidhen me gruan/menaxheren e ish-futbollistit të Sampdorias, Wanda Nara.

Sipas mediave të huaja, Icardi pritet të largohet nga Interi gjatë verës që vjen me destinacion Anglinë ose Spanjën. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...