​Mbappe: Nuk i frikësohem Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe beson se ai dhe skuadra e tij nuk duhet t’i frikësohen Ligës Së Kampionëve, pas fitores me rezultat 2:0 në Old Trafford.

Mbappe e dyfishoi epërsinë e Paris Saint-Germainit në pjesën e dytë të ndeshjes, vetëm 7 minuta pasi Presnel Kimpembe e kishte shënuar golin e parë të ndeshjes. Që të dy golat u asistuan nga ish-anësori i Manchester Unitedit, Angel Di Maria, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte disfata e parë e Manchester Unitedit që nga emërimi i Ole Gunnar Solskjaerit në pozitën e trajnerit, më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Problemet për anglezët u shtuan afër fundit të ndeshjes, kur Paul Pogba u ndëshkua me karton të kuq.

PSG-ja kishte pësuar disfatë me rezultat të përgjithshëm 5:2 kundër Real Madridit sezonin e kaluar dhe në sezonin paraprak ata ishin eliminuar nga Barcelona, përkundër që e kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 4:0.

Megjithatë, edhe pse francezët e kanë përjetuar shpeshherë eliminimin në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, Mbappe i ka nxitur bashkëlojtarët e tij që të tregohet më të guximshëm.

“Tuchel më tha se kjo ndeshje do të ishte më ndryshe, se unë do ta prekja topin shumë më pak. Ishte e vështirë sepse unë jam ende duke e mësuar këtë rol [si qendërsulmues], por nuk jam i irrituar”, ka thënë Mbappe.

“Ne nuk duhet të frikësohemi. Futbolli luhet në fushë. Neymari dhe Cavani janë shumë të rëndësishëm për ne, mirëpo njerëzit duhet të na mbështesin edhe pa ta. Futbolli francez duhet të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve”.

“Njerëzit duhet të na mbështesin neve, ne do ta mbështesim Lyonin kundër Barcelonës, javën e ardhshme. Nuk duhet të frikësohemi më!”.

Neymari dhe Cavani munguan në këtë ndeshje për shkak të lëndimeve. Neymari nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen kthyese, ndërsa Cavani mund të luajë në atë ndeshje. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...