​Drejtori i Juventusit: E refuzuam Icardin për ta blerë Ronaldon

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka zbuluar se ata kishin qenë në mes të transferimit të Mauro Icardit nga Interi dhe Cristiano Ronaldos nga Real Madridit, por në fund kishin vendosur ta transferojnë portugezin.

Ronaldo u transferua gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar në Juventusit, pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u detyruan t’ia paguajnë Real Madridit plot 112 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Juventusi e bëri këtë transferim për ta motivuar skuadrën pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe largimit të Gianluigi Buffonit, mirëpo një opsion tjetër për “Zonjën e Vjetër” kishte qenë kapiteni i Interit, Icardi.

“Pas bisedimeve me agjentin e Ronaldos, unë bisedova me Andrea Agnellin dhe Pavel Nedvedin dhe u thashë: E kam një ide dhe ende duhet të vlerësohet kështu që mos qeshni dhe mos e gjuani veten nga dritaret”, ka thënë Paratici.

“Ka dy mënyra për ta motivuar skuadrën: një të cilën s’mund ta them dhe tjera është ta transferojmë Ronaldon. Mënyra e parë? Ishte ta blejmë Icardin dhe ta nisim një rrëmujë të mrekullueshme ose ta blejmë Ronaldon”.

Paratici, në po të njëjtën intervistë, i ka zbuluar detajet e negociatave me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendesit, të cilin mund ta lexoni këtu. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...