Salah ose Asensio në vend të Dybalas

PUBLIKUAR

Juventusi i ka zgjedhur dy pista të rëndësishme për pasardhësin e sulmuesit argjentinas

Juventusi po mendon qysh tash për pasardhësin e Paulo Dybalas, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas mund të largohet gjatë verës nga Torino dhe interesim për të kanë shprehur Interi dhe Real Madridi.

Dhe, në rast se mbetet pa ish-sulmuesin e Palermos, kampioni italian i ka në opsion Mohamed Salahun e Liverpoolit dhe Marco Asension e Real Madridit.

Që prej transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, Dybala ka mbetur nën hije të portugezit.

Prandaj, largimi i tij duket i pashmangshëm.

Ronaldo e rekomandon Asension si zëvendësues të argjentinasit, pasi ka luajtur me të në Madrid, por ylli i Liverpoolit është po ashtu në radarin e “Bianconeri”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...