Manchester Unitedi vendos ta shpërblejë Solskjaerin

PUBLIKUAR

Pasi ndryshoi tërësisht situatën dhe prodhoi rezultate të mëdha në dhjetë ndeshjet e tij të para në ligë, Manchester Unitedi ka vendosur ta shpërblejë Ole Gunnar Solskjaerin.

Manchester Unitedi do ta emërojë Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit permanent pas periudhës së tij të suksesshme deri tani si trajner në detyrë, raporton Sun, përcjell Gazeta Express.

Solskajer i ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e tij në krye të Unitedit që prej se e zëvendësoi Jose Mourinhon në mes të dhjetorit, duke e ngritur klubin në vendin e katërt në Premierligë.

Trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino besohej se ishte kandidati më serioz për t’u emëruar në stolin e “Djajve të kuq”.

Por, duhet se bordi i Unitedi ka vendosur ta mbajë Solskajerin duke e parë ndikimin e tij mahnitës në skuadër për një periudhë shumë të shkurtër. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...