Flet heroi i Interit

PUBLIKUAR

Lautaro Martinez ia siguroi Interit tri pikë jetësore duke e shënuar golin e fitores ndaj Parmës të shtunën dhe pas ndeshjes tha se skuadra, megjithatë, duhet të punojë më shumë rreth mentalitetit.

Argjentinasi u fut nga stoli dhe e realizoi golin e vetëm në Stadio Tardini pas vetëm 120 sekondave në prekjen e tij të parë, transmeton Gazeta Express.

“Jam i lumtur sepse iu kthyem fitores dhe kjo qe më rëndësi”, tha Martinez për DAZN.

“Jemi të kënaqur, por jemi në dijeni se ende kemi ca gjëra që duhet t’i zgjidhim, prandaj duhet të vazhdojmë të punojmë fort. Pa dyshim, na duhet të punojmë rreth mentalitetit tonë, sepse diçka na mungonte në dy ndeshjet e fundit”, shtoi ai.

Ky ishte goli i katërt për 21-vjeçarin në 16 paraqitje deri tani në Serie A. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...