Xhaka e kujton Salan pasi trupi i tij u gjet i vdekur

PUBLIKUAR

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i është bashkuar yjeve të tjerë të futbollit për ta kujtuar futbollistin e Cardiff Cityt, Emiliano Sala, vdekja e së cilit u konfirmua dje.

Xhaka ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit në ndeshjen kundër Cardiffit, më 30 janar. Kjo kishte qenë ndeshja e parë për Cardiffin që nga lajmi për zhdukjen e futbollistit argjentinas, shkruan Gazeta Express.

Arsenali e kishte nderuar Salan duke e futur edhe atë në mesin e lojtarëve të zgjedhur për atë ndeshje. Pas lajmit për gjetjen e trupit të tij, Xhaka e ka kujtuar Salan përsëri, këtë herë përmes një postimi në Instagram.

“Kjo është me të vërtetë tragjike. U prefsh në paqe, Emiliano Sala”, shkruan Xhaka.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson. Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.

Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private. Departamenti për Hetimet e Aksidenteve Ajrore kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey.

Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe dje u konfirmua se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala. Pas këtij lajmi, rrjetet sociale janë vërshuar nga mesazhe pikëllimi dhe ngushëllimi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...