​Befason Chelsea me zëvendësuesin e Hazardit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Pasi Eden Hazardi pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe klubi londinez tanimë i ka filluar kërkimet për lojtarë që mund ta zëvendësojnë yllin belg.

Chelsea është në mesin e shumë klubeve evropiane që tani ka filluar ta monitorojë situatën e yllit brazilian, Philippe Coutinhos, në Barcelonë, pasi që ai nuk është përshtatur mirë me klubin katalonas deri më tani, transmeton Gazeta Express.

Hazardi ende nuk e ka bërë publik vendimin për të ardhmen e karrierës së tij, mirëpo ai pritet të largohet nga klubi londinez dhe të transferohet në Madrid, pasi që nuk ka pranuar ta nënshkruajë kontratën e Chelseat me pagë prej 350 mijë eurosh në javë.

Real Madridi nuk i kishte paratë që i kërkonte Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, pasi që drejtuesit e klubit anglez nuk pranonin ofertë nën 260 milionë euro. Mirëpo, për shkak se në kontratën e Hazardit do të mbeten vetëm edhe 12 muaj në verë, çmimi i tij është ulur në 100 milionë euro, shumë kjo që vlerësohet e arsyeshme nga madrilenët.

Përderisa Chelsea veçse e ka siguruar transferimit e anësorit amerikan, Christian Pulisic, nga Borussia Dortmund, ata janë duke e mbikëqyrur edhe situatën e Coutinho pasi që braziliani raportohet se është i gatshëm të largohet nga Camp Nou.

Deklaratat zyrtare nga Barcelona janë se Coutinho nuk do të shitet dhe presidenti i klubit ka thënë për një radio spanjolle këtë jave se ata nuk planifikojnë ta lejojnë largimin e brazilianit nga Camp Nou.

“A do ta shqyrtojmë mundësinë e shitjes së Coutinhos? Jo, është një premtim i klubit. Ai luan ndryshe, e di se si luajmë ne. Ne nuk duam ta shesim Coutinhos”, ka thënë Bartomeu për El Partizado de COPE.

Mirëpo, futbollisti ishte më misterioz kur u pyet nëse mund t’i japë fund karrierës së tij në Camp Nou, e cila nuk e arriti asnjëherë nivelin që pritej nga tifozët dhe klubi katalonas.

“Askush nuk e di çfarë do të  ndodhë në të ardhmen. Për momentin, në kokën time mendoj vetëm për punën që duhet ta bëjë”, është shprehur Coutinho. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...