​Hazardi e zhgënjen Chelsean, kërkon transferimin në Real Madrid

PUBLIKUAR

Ylli belg, Eden Hazard, pritet që së shpejti t’i tregojë drejtuesve të Chelseat se ai dëshiron të transferohet në Real Madrid, pasi dje bëri të ditur se tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për karrierën e tij.

Telegraph Sport raporton se Hazardi nuk ia ka treguar ende planet e tij drejtuesve të Chelseat, mirëpo negociatat për një rinovim të kontratës nuk kanë pasur asnjë zhvillim gjatë kohës së fundit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, besohet se Real Madridi ia ka dhënë Hazardit sigurinë se do t’ia bëjë Chelseat një ofertë të mirë për transferimin e tij. Kjo, së bashku me deklaratat e tij të fundit, i ka rritur gjasat që Hazardi ta informojë së shpejti klubin londinez se dëshiron të largohet gjatë verës.

Chelsea e vlerëson Hazardin mbi 115 milionë euro, përkundër që kontrata e tij do t’i ketë vetëm edhe 12 muaj në fund të këtij sezoni.

Në një intervistë për radiostacionin francez, RMC, si pjesë e një dokumentari mbi karrierën e tij që do të transmetohet nesër, Hazardi tha: “E di se çfarë do të bëj. E kam marrë vendimin përfundimtar”.

Intervista ishte bërë para më shumë se dy muajve, por Hazardi besohet se e dinte se ajo nuk do të publikohet menjëherë. Që nga ai moment kur e pranoi se e ka arritur vendimin përfundimtar, Hazardi ka tentuar t’i mbajë mediat të interesuara.

Megjithatë, miqtë e 28-vjeçarit janë të bindur se ai tashmë e ka marrë vendimin për t’u transferuar në Spanjë dhe i vetmi problem tani mbetet arritja e një marrëveshjeje mes Real Madridit dhe Chelseat. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...