​Mjeku spanjoll, i shqetësuar për Messin

PUBLIKUAR

Mjeku spanjoll, Pedro Luis Ripoll, është i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të yllit të Barcelonës, Lionel Messit, dhe beson se argjentinasi nuk duhet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Real Madridit.

Barcelona do të ndeshet me Real Madridin në Camp Nou, të mërkurën, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Trajneri Ernesto Valverde mund ta ketë të pamundur të kërkojë ndihmë nga argjentinasi, i cili është i lënduar, transmeton Gazeta Express.

Në minutën e 70-të të ndeshjes kundër Valencias, të shtunën, pasi e shënoi golin e barazimit, Messi bëri që të mbizotërojë heshtja në Camp Nou, pasi që një përplasje me Antonio Laton e la atë të lënduar.

Megjithatë, pas një trajtimi nga mjekët e klubit, argjentinasi u kthye në fushën e lojës, gjë që u mirëprit nga tifozët e pranishëm në stadium. Por, Messi nuk luajti me të njëjtin intensitet në pjesën e mbetur të lojës dhe nuk e bëri asnjë vrapim të shpejtë.

“Ai e pësoi një lëndim në pjesën e brendshme të muskulit të këmbës së tij të djathtë. Si rezultat i kësaj, fijet muskulore u lënduan dhe sipas të gjitha gjasave, ai e pati një gjakderdhje”, ka thënë Piroll.

“Messi driblon shumë shpesh dhe për ta bërë këtë gjë në mënyrë efektive, ai ka nevojë që muskujt e tij të jenë në gjendje të mirë. Natyra e lëndimit të tij kërkon përkujdesje të veçantë për t’i shmangur komplikimet e mëtejshme. Ai nuk duhet të luajë nga fillimi”.

Sot pritet të bëhet e ditur nëse Messi do të jetë në gjendje të luajë nesër kundër Real Madridit. Argjentinasi e kishte humbur El Clasicon e parë të këtij sezoni, në kuadër të La Ligës, për shkak të një lëndimi tjetër. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...