Shaqiri huazohet në Angli?

PUBLIKUAR

E ardhmja e Xherdan Shaqirit duket se do të jetë në Ligën Premier në Angli.

Ylli kosovar i Interit, nuk është grumbulluar fare me skuadrën italiane për ndeshjen miqësore ndaj Athletic Bilbaos, dhe largimi i tij duket i pa shmangshëm.

Sipas asaj që ka shkruar sot ‘Daily Star’, Evertoni mbetet favoriti kryesor për ta marrë gjilanasin në skuadër.

Skuadra angleze i ka dërguar ofertë zyrtare Interit për huazimin e kosovarit për një stinor me të drejt blerje në verën e vitit 2016.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga Interi, pasi shuma që Everton i ka propozuar Interit për ta blerë Shaqirin vitin e ardhshëm nuk është bërë publike.

Kujtojmë që për Shaqirin interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera evropiane si Stoke City, Schalke 04 dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...