Mbrojtësi i Liverpoolit Virgil van Dijk është lojtari më i veçuar i sezonit 2018-19 dhe është në rrugë të mirë për ta fituar çmimin lojtari i vitit, sipas Jamie Redknapp.
Kapiteni i Holandës u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë kur e kompletoi kalimin në Liverpool nga Southamptoni për 75 milionë funte në janar të vitit 2018, transmeton Gazeta Express.
Van Dijk i ndihmoi Liverpoolit ta shndërrojë një mbrojtje plot gabime në mbrojtjen më të mirë në ligë.
Skuadra e Jurgen Kloppit e ka ruajtur portën e paprekur në 26 ndeshje në 52 paraqitjet e 27-vjeçarit, prej të cilave i ka fituar 37.
Dhe asnjë skuadër në Premierligë nuk ka pranuar më pak se 14 golat që i kanë pranuar të kuqtë me holandezin lider të mbrojtjes këtë sezon.
Ish-mesfushori i Liverpoolit Redknapp ndien se Van Dijk është favorit për ta fituar çmimin lojtari i vitit në Premierligë, madje para fituesit të vitit që lamë pas, Mohamed Salahut.
“Askush nuk i afrohet Virgil van Dijkut. Ai e ka transformuar Liverpoolin në një ekip të fortë si guri, i cili është favorit për ta fituar titullin pas 29 viteve”, tha Rednapp. /Gazeta Express/


