“Marshi i kampionëve”, Shaqiri është gati!

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri është gati për takimin e nesërm mes Liverpoolit dhe West Ham Unitedit

Xhiroja e 25 në Premierligë do të mbyllet me ndeshjen West Ham United vs Liverpool, e cila do të zhvillohet të hënën nga ora 21:00, raporton Gazeta Express.

Anësori shqiptar i “Redsave”, Xherdan Shaqiri, duket se është gati për këtë ndeshje të rëndësishme për Liverpoolin, sidomos pas fitores së madhe të Manchester City ndaj Arsenal, që iu afrua në 2 pikë ekipit të Jurgen Klopp.

Ai ka postuar një fotografi në llogarinë zyrtare me prapavijë shumë domethënëse ku shkruhet “Marshi i kampionëve”, teksa ka edhe trofe në të – mesazh se duan titullin pas 29 viteve dhe janë rrugës së duhur për të arritur qëllimin.

Shaqa ka bërë 26 paraqitje për Liverpoolin deri më tani në të gjitha garat, duke realizuar 6 gola, teksa ka bërë edhe tri asistime. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...