Adnan Rrustemi
Ushtrimi i pushtetit shtetëror, si në nivelin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm në mënyrë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga pushtete tjera, çfarëdo qofshin ato,ështëthelbi i sovranitetit shtetëror. Një përkufizim i tillë mund tëduket idealist,edhepse sovraniteti si koncept por edhe sipërmasë politike, nuk lëshumë hapësirë për interpretim. Megjithëkëtë,edhe qasja mëfleksibile për sovranitetinnë kontekst të ndërvarësisë, nukarrin ta dëshmojësubjektivitetin e mëtuar të Kosovës nga Serbia, i cili po bie ende pa u ngritur, duke u ndarë si në nivel territorial, ashtu edhe në atë sistemor e funksional me Serbinëdhe strukturat e saja në Kosovë.
Pafuqia e institucioneve për të shtrirë sovranitetin në tërë territorin dhe për të garantuarintegritet nëstrukturën institucionaletë Republikës, po zëvendësohet me heqje dorëpraktikisht dhe formalisht, dukelegalizuar kështu strukturat paralele, përfshirjen e Serbisë përmesdialogut dhe kompromisevepër çështje ekskluzivisht të brendshme, si dhe vendosjen mbi apo paralel me rendin kushtetues e sistemin ligjor, të strukturave siç janë: marrëveshja Thaçi-Daçiq e 19 Prillit, Asociacioni i Komunave, marrëveshja e fundit Mustafa-Vuçiq për drejtësinë dhe Gjykata Speciale, të gjitha përtej pakos së Ahtisarit dhe së bashku po e zhveshin nëvijimësishtetin edhe ashtu të leckosur nga elementet bazike tëmëvetësisë.
Ravijëzimi i entitetit serb brenda Kosovës nuk është vetëm territorial. Natyrisht, kudo dhe kurdo qëështë e mundur bazohet në territor. Për Serbinë territori ishte dhe mbetet mbi të gjitha, por, në kontekst të rrethanave dhe e mbështetur në platformën e saj për Kosovën, Serbia po përdor çdo hapësirë ku nuk është shtrirë apo ështëliruar paraprakisht nga sovraniteti shtetëror i Kosovës për të vendosur strukturat e saja edhe në aspektin organizativ e funksional, përveçse territorial. Atje ku po arrin të organizohetterritorialisht, po e bënë,fillimisht përmes decentralizimit e tani edhepërmes Asociacionit të Komunave Serbe si stad avancimidrejt përmbushjes së objektivit për autonomi tëentitetit serb në Kosovë.Në këtë drejtim, Serbianjëherë po synon që thellësishtçdo segment dhe institucion të riformatohet në kontekst të subjektivitetit politik të veriut, i cili çdo ditë e më tepër po merr formë, ndërsa vetëm më pas të krijohet “Zajednica” si një strehë e një ngrehine të ndërtuar pjesë pjesë tashmë. Organizimi i veçantë për policinë, aranzhimet etnike dhe territoriale për institucionet e drejtësisë, fondi për veriun, marrëveshja për energjinë, telefoninë mobile dhe së fundmi edhe zhvillimet rreth forcave të armatosura janë tiparet që themelimin e Zajendicës më tepër e bëjnë një akt të shpalljes së entitetit sesa një bazë të përshtatshme për krijimin e tij.
Në funksion të kësaj dhe brenda gjendjes shantazhuese të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, Serbia po vepron në dy drejtime. Në njërën anë, nëpërmjet dialogut po zgjeron rolin e serbëve përtej pakos së Ahtisarit, gjersa në anën tjetër po shfrytëzon me vendosmëri mekanizmat bllokues të garantuara me pakon e Ahtisarit që përmes Listës Serbe, jo vetëm që po i rikuptimëson ato, duke bllokuar çfarëdo iniciative të institucioneve, por po e thellon ndërhyrjen mekushtëzimin evendimeve të caktuara të qeverisë dhembajtjen peng tështetndërtimit. Përderisa, Lista Serbe jo vetëm qëpo ngërthen qëndrimet e Serbisë në Kosovë, por më keq se kaq, ajo është një zgjatimgati mekanik dhe strukturor i Serbisë. Prandaj, çdo kërkesë, qëndrim apo vendim i saj, miratohet nga Qeveria e Serbisë pas negocimit paraprak me Qeverinë e Kosovës.
Kur kihen parasysh kushtet e Listës Serbe që u pranuan nga koalicioni aktual vetëm në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëqeverisjes dhe me rastin e miratimit të buxhetit, paradoksalishtvendqëndrimi dhe vendnumërimi rezulton më pozitivpër vendin sesaçfarëdo përpjekje për veprim nga një qeveri e tillë e vetëkurthuar, e cila me barrën e kushteve tëvazhdueshme të Listës Serbe, në çdo hap para shënon dy hapa prapa. Andaj, me të drejtë, edhe me më shumë shqetësim duhet tështrojmë pyetjen se çfarë kushtesh tjera do të pranohen nga kjo Qeveri kur na thuhet se së shpejti FSK-ja do tëtransformohet në Ushtri.
Trajektorja e domosdoshmërisë së shfaqjes sësubjektivitetit shtetërorka ecur paralelisht me një proces të kundërt me këtë. Aq sa me të drejtë mund të konstatohet se angazhimi për shtet dhe Republikë të pavarur ka humbur terren përballë kompromiseve të vazhdueshme me Serbinë, të cilat jo vetëm po e gjymtojnë objektivisht sovranitetin shtetëror, por edhepo zënë vend si prani kushtetuese-ligjoretë Serbisë në Kosovë, ku vetoja e serbëve çdo ditë e më tepër po shndërrohet në veton e Serbisë për çfarëdo vendimi strategjik, sistemor e zhvillimor të Kosovës.


