Deklarohet Spalletti pas humbjes së Interit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Inter ka harruar të shënojë. Dhe kur nuk shënon, nuk ke se si t’i fitosh ndeshjet.

Skuadra zikaltër është befasuar në shtëpi, duke u mposhtur 0-1 nga Bologna, për ta zhytur edhe më shumë në krizë pasi Interi i Luciano Spallettit nuk shënon që tre ndeshje, që ka regjistruar dy humbje dhe një barazim, përfshirë edhe eliminimin nga Lazio në Kupën e Italisë.

Ishte Federico Santander ai që realizoi golin e vetëm dhe të tri pikëve për mysafirët në minutën e 32’, duke ia lëkundur kështu fort karrigen Spallettit, që mund të shkarkohet nga dita në ditë.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit tha se lojtarët e tij duken “të frikësuar”.

“Ka disa gjëra që më kanë bezdisur, ndërsa për të tjerat, do ta analizojë ndeshjen të hënë në mëngjes përpara ekipit”, tha ai.

“Jemi të frikësuar. Kur ti humb një rast dhe kundërshtari shënon, gjithçka bëhet më e vështirë”.

“Nëse nuk ke një karakter të fortë, si historia dhe stadiumi i këtij klubi, atëherë do të vuash”.

“Duket qartë që ka diçka që na mungon, të tjerët luftojnë më tepër se ne”.

Ai foli edhe për vërshëllimat në stadium nga tifozët, sipas të cilit, “është diçka normale në futboll”.

“Vërshëllimat? Kam gjithë jetën që jetoj me to. Kur paguan për biletën, pret të shohësh diçka tjetër, sidomos nga një ekip me emrin Inter”.

“E ardhmja ime? Për mua nuk ndryshon asgjë”, shtoi Spalletti mes tjerash. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...