E la Cityn për ditë më të mira, gjeti edhe më keq në Madrid!

PUBLIKUAR

Brahim Diaz nuk po kalon nëpër një situatë të mirë te Real Madridi, ani pse i ishin premtuar kushte më të mira.

E la Manchester Cityn për shkak se Pep Guardiola nuk i garantoi minuta në ekipin e parë. E njëjta gjë po i ndodh edhe te Real Madridi. Fjala është për talentin 19-vjecar, Brahim Diaz, transmeton Gazeta Express.

Sipas Don Balon, Diaz tashmë është shumë i frustruar për mungesën e minutave te Los Blancos, edhe përkundër premtimeve për kushte më të mira gjatë negociatave.

Don Balon raporton se Diazit i ishin premtuar minuta për të lënë Cityn e Guardiolës, por deri më tani ka luajtur vetëm 24 minuta.

Përvec që nuk po luan, kohë pas kohe trajneri i Realit e lë atë në tribuna, por edhe krejtësisht në shtëpi.

Santiago Solari e sheh Diazin ashtu si Iscon, dhe që tani kanë nisur planet që lojtari të huazohet në qershor te Espanyoli. /Gazeta Expres/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...