Di Maria më vë nën presion, thotë Pastore

PUBLIKUAR

Javier Pastore ka thënë se transferimi i Angel Di Marias te PSG vetëm sa e ka rritur presionin për të për formacionin startues.

Kampioni i Francës e filloi mbrojtjen e titullit me një fitore minimale ndaj Lille dhe por aty munguan disa lojtarë, e përfshirë transferi i ri Angel Di Maria.

“Eshtë hera e parë që prej se iu bashkova PSG-së se ne fituam ndeshjen e parë të sezonit. Ne morëm tri pikë dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

“Me Di Marian do të jetë vështirë për formacionin startues, por transferimi i tij është lajm i mirë për klubin. Ai është lojtar fantastik dhe mund t’i sjellë shumë ekipit”.

“Ne shpresojmë që ai do të na japë ato gjërat e vogla që na munguan në vitet e kaluara për të na ndihmuar që të tejkalojmë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve”, potencoi Pastore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...