​Lojtarët e NBA në luftë: A është më i mirë Messi apo Neymari?

PUBLIKUAR

Përderisa debati më i madh në NBA, ligën më prestigjioze të basketbollit në Amerikë, vazhdon të jetë tema nëse Lebron James apo Michael Jordan është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, yjet e NBA e kanë gjetur edhe një temë tjetër për të cilën mund të debatojnë.

Basketbollisti spanjoll i Memphis Grizzlies, Marc Gasol pretendon se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, e jo Neymari, transmeton Gazeta Express.

Gasol, i cili i shënon mesatarisht 15.7 pikë për ndeshje këtë sezon, është përfshirë në debatin se a është më i mirë Messi apo Neymari, debat ky i nisur nga basketbollisti i Philadelphia 76ers, Jimmy Butler.

Butler, që më herët kishte luajtur për Chicago Bullsat, është tifoz i madh i futbollit dhe ia e ka bërë të qartë se kush është sipas tij futbollisti më i mirë në botë.

“Le të jemi falënderues për futbollisti më të mrekullueshëm në botë, Neymar Jr. Ai është G.O.A.T. (më i miri i të gjitha kohëve)”, thotë Butler në një video të publikuar në Yahoo Sports.

Ky koment ka nxitur një debat të madh, në të cilin është përfshirë edhe spanjolli Gasol. Ky i fundit është tifoz i Barcelonës dhe i ka dërguar Butlerit mesazh në Instagram për t’i thënë se Messi është më i mirë.

“Messi është i pari… pastaj vijnë të tjerët”, ka komentuar Gasol. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...