Totti: Messi, një kampion i pakrahasueshëm

PUBLIKUAR

Francesco Totti thotë se Lionel Messi është jo vetëm një lojtar i pakrahasueshëm, por edhe një njeri i shkëlqyeshëm.

Roma ditë më parë u përball me Barcelonën, me dy yjet që u fotografuan së bashku. Kapiteni i skuadrës ka lëshuar një deklaratë, ku mes tjerash jep lëvdata për argjentinasin.

“Të mërkurën ne patëm nderin të luajmë kundër Barcelonës në Camp Nou. Përveç rezultatit, të luani kundër ekipeve të një niveli të jashtëzakonshëm, ju ndihmon të zhvilloheni dhe të shtoni përvojë të vlefshme”.

“Ishte kënaqësi të takohem sërish me Luis Enrique dhe të matim veten kundër kampionëve të shumtë Blaugranë”.

“Është e drejtë të bëj një dedikim të veçantë për Lionel Messi, i cili edhe një herë tregoi se ai nuk është vetëm një kampion i pakrahasueshëm, por po ashtu edhe një shembull i mirësisë. Ai është një kampion i vërtetë, dhe një djalosh i shkëlqyeshëm”, ka shtuar Totti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...