Zyrtare: Mourinho rinovon me Chelsean

PUBLIKUAR

Vazhdon aventura në mes të Chelseat dhe Jose Mourinhos, pasi tani edhe zyrtarisht trajneri portugez ka nënshkruar kontratë të re.

Sot përmes profilit në Twitter, klubi londinez njoftoi se kanë rinovuar me trajnerit portugez.

Mourtinho nënshkroi një kontratë të re katër-vjeçare, dhe me këtë rast strategu 52-vjeçar u shpreh shume i lumtur, transmeton Telegrafi.

“Nëse klubi është i lumtur, edhe unë jam i lumtur. Të rinovoja ishte e thjesht dhe shumë normal për mua, pasi qëllimi im është që klubi të ketë suksese në vazhdimësi. Chelsea është një klub që e kam për zemër dhe vërtet jam i lumtur që do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë”, tha Mourinho rreth rinovimit të tij.

Mourinho është kampion aktual i Premier Ligës me Chelsean dhe nesër do të fillojë rrugëtimi i ri i tij drejt titullit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...