Modelja shqiptare me famë botërore ka vjedhur sërish vëmendjen e medias.
Angela Martini ka postuar në rrjetet sociale disa foto që na kanë lënë pa fjalë. Sërish bukuroshja dhe bashkëshorti i saj rumun janë nisur për pushime.
‘Thjesht një shtëpiake’ shkruan Angela krah fotove të saj ku duket se ka diçka që nuk shkon. Askush nuk mund të thotë që Angela nuk është sexy, por këtë herë e ka tepruar dorën me fotoshop.
Mjafton t’i hedhësh një sy gjoksit të saj e kupton që është shumë larg realitetit dhe i deformuar.
Ky detaj nuk u ka shpëtuar as fansave të saj, të cilët ja kanë vënë në dukje, madje mendojnë se Angela i është nënshtruar një kirurgjie për ta zmadhuar numrin e ‘bombave të saj’. /Gazeta Express/








