Shpella e gadimes vizitohet nga Turistët çekë

PUBLIKUAR

Fshati Gadime gjendet në magjistralën Prishtinë- Shkup, rreth 20km nga Prishtina. Gadimja i takon komunës së Lipjanit, shpella magjepsëse e bën një pikë shumë të vizituar në Kosovë.

Ndërsa Gadimja Info shkruan se shpella sot është vizituar nga turistet Qekë.

“Gadimja pushtohet nga turistet.
Kesaje here nga Republika Qeke” shkruan Gadimja Info

Jo gjithmonë banorët e fshatit Gadime kishin ditur për ekzistencën e shpellës, ishte viti 1969 kur një familje gjatë hapjes së temeleve të shtëpisë kishin hasur në një kanal për në shpellë. Nuk kaluan as pesë vite nga ky zbulim kur shpella u hap për vizitorët. Stalagmitet, Stalaktitet dhe Oragonitet janë karakteristikë e kësaj shpelle. Diku 1500 metra të kësaj shpelle janë hulumtuar detajisht, 800m prej saj mund të vizitohen.

Temperatura në shpellë varësisht prej stinës variron prej 8 deri në 13 gradë. Shpella e Memerit Gadime është e hapur për vizitë çdo ditë pune që nga mëngjesi deri në pasditen e vonë. Vizita për një person është 2.5 Euro dhe bëhet me ndihmë të ciceronit.

SHIKO MË SHUMË

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...