Shorti i LK: Skënderbeu luan ndaj Dinamo Zagrebit

PUBLIKUAR

Skënderbeu është caktuar të përballet me skuadrën kroate Dinamo Zagreb, në fazën e play-offit të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Shqipërisë arritën në play-off të garës elitare evropiane pasi eliminuan skuadrën moldave Miliami në rundin e tretë kualifikues.

Tash ata do të kenë përballë një tjetër skuadër ballkanase, në tentim për të shkruar histori në futbollin shqiptar.

Skënderbeu është e para skuadër shqiptare që arrin në këtë fazë dhe edhe nëse eliminohet, do ta ketë të sigurt pjesëmarrjen në garën e dytë evropiane, Europa League.

Më herët drejtues të skuadrës kroate kishin shprehur dëshirën për ta pasur Skënderbeun si kundërshtar në play-off, një dëshirë që u plotësua.

Nga sfidat tjera, Baseli i shqiptarëve është caktuar përballë skuadrës izraelite Makabi Tel Aviv, Celtic përballë suedezë të Bate. Serbët e Partinazit do të luajnë me bjellorusët e Bate Borisov, derisa APOEL i Qipros me skuadrën nga Kazakistani, Astana.

Ndeshjet e para do të zhvillohet më 18 dhe 19 gusht ndërsa ato të kthimit më 25 dhe 26 gusht. /Telegrafi/

CHAMPIONS ROUTE

Astana(KAZ) –APOEL(CYP)
Skënderbeu(ALB) – Dinamo Zagreb(CRO)
Celtic(SCO) –Malmö(SWE)
Basel(SUI) – M. Tel-Aviv(ISR)
BATEBATE(BLR) – Partizan(SRB)

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...