Sulmuesi i krahut të djathtë pritet të largohet nga Bayerni në fund të sezonit
E ardhmja e Arjen Robbenit duket të jetë larg Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi i krahut pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.
Futbollisti holandez nuk e përjashton mundësinë e pensionimit.
Mirëpo, ish-futbollistin e Real Madridit e duan në Azi.
Sipas mediave gjermane, interesim për Robbenin ka shprehur skuadra japoneze, FC Tokyo.
Robben ishte njëri prej futbollistëve më të rrezikshëm të krahut të djathtë në dekadën e fundit. /Gazeta Express/


