Si në vitet e kaluara, Real Madrid kthehet në formë pak para Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Fillimi i 2019-ës ishte i vështirë për Real Madridin, por ata janë përmirësuar shumë javëve të fundit

Me shkurtin që fillon nga kjo javë, Liga e Kampionëve është shumë afër për t’u kthyer dhe Los Blancos janë kthyer në formë përsëri, në kohë për ta mbrojtur titullin e tyre.

Ndeshja e parë kundër Ajaxit do të zhvillohet më 13 shkur dhe ata tashmë besojnë se nëse luajnë siç luajtën kundër Espanyolot këtë të diele, apo si kundër Gironas apo Sevillas, ata tashmë janë kthyer në lojë, transmeton GazetaExpress.

Karim Bezema është duke luajtur më së miri në karrierën e tij, derisa Luka Modric, Dani Carvajal dhe Sergio Ramos po ashtu kanë ndeshjet më të mira në La Liga dhe Kupë të Mbretit në këtë fillim vit.

Toni Kroos dhe Gareth Bale janë kthyer nga lëndimet po ashtu, që është edhe një tjetër frymëzim për skuadrën nga kryeqyteti.

A do të kthehet ashtu si tri vitet e fundit pikërisht në këtë kohë Real Madridi, kjo mbetet të shihet. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...