Solari vendos për Gareth Bale për ndeshjen e Real Madridit ndaj Espanyolit

PUBLIKUAR

Lajmi më i madh në skuadrën e Real Madridit për ndeshje ndaj Espanyolit të dielën mbrëma është rikthimi i Gareth Bale.

Bale kthehet nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për plot 24 ditë. Ai u dëmtua gjatë një ndeshjeje ndaj Villarrealit, transmeton Gazeta Express.

Në atë takim, anësori uellsian e dëmtoi muskulin, por tani rikthimi i tij do të jetë plus i madh për Santiago Solarin.

Trajneri i Madridit ka zgjedhur t’i lërë jashtë Alvaro Odriozolan dhe Fede Valverden, me Marco Asension, Mariano Diazin, Keylor Navasin dhe Jesus Vallejon që mungojnë shkaku i lëndimeve.

Skuadra e Real Madridit për ndeshje ndaj Espanyolit:

Portierë: Thibaut Courtois, Luca Zidane and Diego Altube.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo and Sergio Reguilon.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Brahim Diaz, Isco and Dani Ceballos.

Sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Lucas Vazquez and Vinicius Junior. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...