Talenti anglez i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, i është drejtuar klubit me kërkesë zyrtare për ta lejuar transferimin e tij në Bayern Munich, raporton Sky Sports.
Kur ka mbetur më pak se një javë deri në mbyllje të afatit kalimtar të janarit, anësori 18-vjeçar ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re me klubin, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se Chelsea i ka ofruar atij kontratë të re me pagë javore në vlerë 85 mijë funte, por ai e ka mendjen vetëm te gjiganti i Bundesligës. Ai beson se e ardhmja e tij është në Gjermani me Bayern Munichun.
Chelsea nuk i është përgjigjur as ofertës së katërt të Bayernit për Hudson-Odoi, e cila besohet të jetë në vlerë 35 milionë funte. /Gazeta Express/


