Në një ndeshje kundër Crystal Palace në stadiumin Selhurst Park në vitin 2000, ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, e kishte shqelmuar një tifoz në tribuna, i cili e kishte sharë atë.
Cantona kishte qenë duke shkuar drejt zhveshtoreve të stadiumin, pasi që ishte ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje, kur një tifoz kishte filluar ta shante atë. Reagimi i Cantonës kishte qenë ta godiste me këmbë në gjoks tifozin që ndodhej në tribunë, transmeton Gazeta Express.
Ish-bashkëlojtarit i Cantonës, Lee Sharpe, ka treguar se trajneri i atëhershëm, Sir Alex Ferguson, nuk e kishte qortuar sulmuesin e tij për këtë incident. Madje, skocezi i kishte kritikuar lojtarët e tjerë të tij, pasi që ndeshja kishte përfunduar me rezultat 1-1.
“Në mes të zhveshtores ndodhej një tavolinë, ku zakonisht vendosen topat dhe fanellat për t’i nënshkruar lojtarët. Aty i kishim vendosur pijet tona dhe ushqimit. Të gjitha po fluturonin nëpër zhveshtore. Ne e shikuam njëri-tjetrin, duke menduar: ‘Dreqin, ai [Fergusoni] do ta vrasë Cantonën’”, ka thënë Sharpe.
“Dhe pastaj ai filloi: ‘Pallister i dreqit, s’mund të bësh asgjë me kokë, s’mund të bësh as ndërhyrje. Incey [Paul Ince], ku dreqin ishte? Sharpey, gjyshja ime vrapon më shpejt se ti!… Jeni për turp të gjithë’”.
“Në orën nëntë të mëngjesit nesër, të gjithë të vini në stërvitje dhe do t’ua tregoj qejfin juve. Ishte tronditëse. Dhe Eric… nuk duhet të bësh gjëra të tilla, biri im”.
Cantona ishte pezulluar për nëntë muaj për këtë incident. Pas nëntë muajve, ai u kthye në ndeshjen kundër Liverpoolit, kur arriti ta shënojë një gol nga 11-metërshi. /Gazeta Express/


