Portali më i madh sportiv në botë, shkrim special për Arijanet Muriçin

PUBLIKUAR

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë protagonist i një shkrimi të sponsorizuar nga Goal.com

Arijanet Muriç ka nisur dalëngadalë të bëjë emër në futbollin botëror, shkruan Gazeta Express.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi ka qenë protagonist në Carabao Cup në Angli dhe i ka treguar vlerat e tij sa herë i është dhënë rasti nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Për këtë, portali më i madh sportiv në botë, “Goal.com” ia ka kushtuar një shkrim special portierit të ri të Përfaqësueses së Kosovës, i cili ka nisur ta fitojë besimin e trajnerit spanjoll dhe t’ua rrëmbejë zemrën tifozëve të “Citizens”.

Në një shkrim të zgjeruar të “Goal.com”, i cili njëherësh është sponsorizuar në Facebook, në versionin e tij gjerman, tregohet historia dhe jeta e Muriçit, që nga fillimi i karrierës si futbollist e jo portier, tri pasaportat që i mban ai (zvicerane, malazeze dhe kosovare), deklaratën e befasishme të trajnerit Guardiola, i cili thoshte se Arijaneti mund të luajë edhe si mbrojtës dhe në fund debutimi i tij përrallor me Përfaqësuesen e Kosovës.

Muriç ka të ardhme të ndritshme. City mund të ndihet i sigurt për vitet e ardhshme derisa e ka portierin e gjatë 198 centimetra në ekip.

Njëjtë edhe Kosova! /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...