Interi shumë afër De Paul

PUBLIKUAR

Interi janë shumë afër për të arritur marrëveshje me mesfushorin ofensivë të Udineses, Rodrigo De Paul që do të ju bashkohet atyre në qershor për 30 milionë euro plus bonuset, shkruan Sportitalia, transmeton GazetaExpress

Sipas analistit të transferëve, Alfredo Pedulla, negociatat tashmë janë në fazën e avancuar pas takimit të djeshëm.

Interi janë gati që të vazhdojnë negociatat me argjkentinasit, duke mundur kështu në garë Milanin, Romën, Napolin dhe Tottenhamin, transmeton GazetaExpress.

Udinese dëshiron 35 milionë euro për De Paul, përderisa Interi ofronë 30 milionë euro plus bonuset në bazë të performancës.

Duket se Interi do të dërgojë në huazim edhe ndonjë lojtar të akademisë së tyre si pjesë e kësaj marrëveshje.

Në fakt, FCInterNeës ka shkruar se shuma e parave kesh që do të jepen është 18 milionë euro apo dy lojtarë, duket se do të jetën Xian Emmers apo Andrea Adorante.

24 vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asiste në 19 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe është ftuar për të luajtur për Argjentinën. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...